Serbet luftojne per Assad-in, shqiptaret perkrah rebeleve
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Mediat perëndimore kanë raportuar se në frontet siriane në krah të regjimit diktatorial të Al-Assad-it luftojnë mbi 6 mijë mercenarë në mesin e tyre edhe mbi 500 serbë.
Por, sipas burimeve të njëjta kundër kësaj diktature të Al-Assad-it janë duke luftuar me rebelët rreth 300 rekrutë nga Ballkani, ku një numë ri konsiderueshëm, mbi 100 janë shqiptarë nga viset e ndryshme të Ballkanit. Në frontet e Sirisë nuk luftojnë vetëm shqiptarët, por edhe serbët. Këta të fundit luftojnë si mercenarë, të cilët paguhen për të mbrojtur regjimin e Bashar Al-Assad-it. Pas Irakut, Afganistanit, Libisë dhe fushëbetejave të tjera të ngjashme, mercenarët ballkanikë tani po luftojnë edhe në Siri.
Megjithatë, numri më i madh i mercenarëve ballkanikë janë nga Serbia, numri i të cilëve sillet rreth 500 të tillë, sepse atje ende nuk është e rregulluar çështja e veteranëve të luftës. Pagesa e mercenarëve në Siri rreth 2,000 dollarë në ditë.