Replikat me 'pikante' dje ne Kuvend
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Sali Berisha: Unë mendoj dhe propozoj që qeveria, që dikush e quajti kabineti privat dhe pjesërisht është e vërtetë, të marrë kohën, të shtyjmë punimet. Pa 100 ditësh nuk ecet, nuk ka ndodhur kurrë. Merrni kohën dhe ne jemi të gatshëm të vijmë përsëri të diskutojmë për 100 ditëshin.
Erjon Braçe: Leri këto dhe mos bëj gallatë tani.
Taulant Balla: Në 2017 do të kesh dhe 100 ditësh.
Ilir Meta: Kam shqetësimin se zoti Berisha ka një merak tjetër, që kryeministri i ri të shkojë si kryeministër i dekretuar në Bruksel dhe ai në seancën tjetër të thotë si ka mundësi që një ministër i dekretuar të shkojë në Bruksel.
Edmond Spaho (drejton seancën): Po zoti Kryeministër (i drejtohet Berishës).
Erjon Braçe: Nuk është më kryeministër.
Taulant Balla: Se ku ishte procedura këtu… Nëse ujërat e zeza janë procedurë, jam dakord
Ben Blushi: Dua të them dhe dy fjalë për opozitën. Ju jeni një opozitë e dobët sepse jeni të bashkuar rreth një njeriu dhe nuk jeni të bashkuar rreth një ideje.
Sali Berisha: Të kërkosh sinqeritet tek Blushi është njëlloj si të kërkosh rrethin në katror. As Sali Berisha dhe asnjëri prej tyre harroje ti se është i mundur, jemi të pamposhtur. Do të keni një betejë të fortë.
Ben Blushi: Se kuptova pse dole këtu. Ti je njeri që lexon, por dua të të them diçka që se ke lexuar; Bernard Show ka thënë që “Kur Don Kishoti fillojë të lexojë, u bë xhentleman, kur filloi të besonte ato që lexonte, u bë qesharak”. Unë kam një këshillë për ty, mos i beso të gjitha ato që lexon, qoftë edhe nga programi i qeverisë.
Gramoz Ruçi: Keni përmendur me qindra herë fjalën Rama, po ashtu keni përmend me qindra herë fjalën Berisha dhe keni harruar të përmendni një herë të vetme fjalën e kryetarit tuaj.
Edi Rama: Të tjerët përsëritën se ne nuk paskemi fituar, “Rilindja” nuk qenka votuar përderisa PS, forca e parë në këtë vend me diferencë të thellë nga PD, nuk paska marrë e vetme mbi 51 % të votave. (Opozita u bie tavolinave)
Taulant Balla i drejtohet Jozefina Topallit: Ti manushaqe, mos i bjer tavolinës!
Ilir Meta: Ju lutem, qetësi. Askush nuk u ka rënë tavolinave kur keni folur ju.
Gent Strazimiri: Do të flasim për programin
Edi Rama: Ju keni kurajën të thoni se nuk paskemi fituar. Po nuk keni faj. 1 milionë shuplaka janë shumë, por nuk ia vlen të zgjatem këtu se me thënë të drejtën ne kemi shpëtuar që të gjithë që kur e pushuam nga puna kontabilistin e përqindjeve elektorale që e keni marrë ju dhe e gëzofshi për vakitë e radhës.
Gent Strazimiri: Atë që e kishe ti.
Edi Rama: Ne na i kishte lënë Partia e Punës atje se është si ato vajtonjëset profesioniste që shkojnë nëpër vaki dhe qajnë me ligje për të çliruar të afërmit nga dhimbja e të ikurit.
(Opozita u bie tavolinave)
Edi Rama: Keni nisur e thoni se qeverisja e re ka dy kryeministra. Padyshim Aleanca për Shqipërinë Evropiane ka dy forca kryesore dhe dy liderët e tyre njëri kryetar i Kuvendit dhe tjetri Kryeministër dhe që të dy bashkëdrejtues të Aleancës për Shqipërinë Evropiane.
Gent Strazimiri: E dinim që ishit dy, por në fakt qenka vetëm 1, Ilir Meta.
Edi Rama: Një gjë që do ndryshojë thellësisht është kalimi nga një qeveri që kryeministri e ndan në parcela partiake me përqindje që shkatërrojnë shtetin për pushtetin e tij vetiak dhe familjar në një qeverisje ku përqindjet e marra në zgjedhje ndërthuren si përgjegjësi qeverisëse me partnerët strategjikë jo ashtu siç ndërthuren përgjegjësitë e dy liderëve për zbatimin e programit qeverisës. Prandaj më mirë vazhdoni gërmimet të gjeni kokën se të rrëmoni në këtë anë të parlamentit.
Gent Strazimiri: O Blushi, ky e paska besuar programin e vet.
Edi Rama: Kishte një kryefjalë mes ëndrrës së sukseseve imagjinare dhe zhgjëndrrës së dhimbshme. Kryefjala ishte se ky nuk është program, s’ka shifra, afate, shpjegime si do bëhen ato që thuhen. Ka pak faqe të shkruara, shumë faqe me ngjyra, pse ka fotografi, po shqiponja pse nuk ka dalë mirë në fotografi. Pa folur pastaj për paraqitjen time problematike që u kthye në pretendim deri në ikjen nga salla me pretendimin se po ushtrohej dhunë. Nuk keni parë gjë akoma.
(Reagon opozita duke i rënë tavolinave)
Ilir Meta: Ishte shaka, zoti Paloka, ju lutem. Ju tërheq vëmendjen!
Edi Rama: Do ju vijë në ndihmë se po flas për programin. Dhe jo i shkollës së natës (i drejtohet Flamur Nokës) dëgjoni që të kapni ndonjë gjë ditën.
Kastriot Islami: (Në momentin që Rama po dilte nga salla duke takuar deputetët) Pse nuk i le që të më jepnin fjalën? Ke frikë se mos ta fusin.