Serbet: E vrasim Ballist Morinen ne Shkoder!
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Në një blog mes tifozësh, përgatitet edhe plani për të sulmuar heroin e dronit në Beograd
Për ata, është padiskutim “objektivi” për t’u eliminuar. Për shqiptarët, kudo që janë, është heroi i dronit të famshëm mbi Beograd, në stadiumin “Hum”. Por, prej asaj dite, huliganët serbë janë duke përgatitur çdo gjë për të arritur në vrasjen e tifozit që në Ljubjanë u ngjit mbi rrjeta me flamurin kuqezi dhe gjithashtu bëri bujë. Duke përdorur gjuhën e blog-eve dhe rrjetet sociale, tifozët ekstremistë serbë, kanë biseduar edhe për planin që kanë për të sulmuar Ballist Morinën (Ismail Morina), pikërisht në Shkodër. “Nëse duam ta sulmojmë Ballist Morinën atëherë duhet të flasim shqip dhe të sillemi si tifozë shqiptarë, ta pyesim në shqip të fotografohemi me atë. Por kjo është shumë rrezik, rreth tij do ketë shumë tifozë shqiptarë dhe mbase edhe sigurim që do e mbrojnë tërë kohën, pra kjo është tepër rrezik”, shkruan njëri, teksa tjetri përgjigjet me “
Unë mund ta bëj këtë, kjo do ishte kënaqësi/nder për mua ta bëj këtë. Kjo është e lehtë dhe nuk më intereson nëse vdes apo më kap policia, unë dua ta bëj këtë dhe do e bëj, Vetëm duhet ta kërkojmë atë, ta gjejmë dhe më lejoni ta bëj këtë, jam gati ta (shahet) trurin e tij. Flas pak gjuhën shqipe, nuk do të jetë vështirë për mua, unë e marr rrezikun mbi vete”. Menjëherë, bashkëbisedimi kalon tek “Jam dakort me ty, nëse vërtetë je gati, atëherë Zoti të Bekoftë, unë do të të ndihmoj për ta vrarë atë”. Më pas, një tjetër bloger, “Delije” shton: “Kam shumë shokë që janë gati të vdesin atje kështu që më thoni çfarë unë duhet të bëj me shokët e mij ta vrasim Ballistin apo çfarë do, jam shumë i gatshëm për këtë, jam me ty Cetnik dhe dua të të bashkohem ta vrasim (sharje), sa që edhe babai im më përkrah për këtë , nuk mund të pres!”. “Srpskabraca” vazhdon me “Ballisti duhet sulmuar me thikë nga afër kur të fotografohemi shpejt e shpejt dhe nuk mirret vesh se nga u sulmua”.