e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Sekuestrohen 2 milione euro dhe nje hotel

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Sekuestrohen 2 milione euro dhe nje hotel
Një llogari bankare me 2 milionë euro depozitë dhe një hotel janë sekuestruar nga policia pas hetimeve të kryera nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Llogaria bankare dhe hoteli i përkasin shtetasit Mirgen T., i cili ndodhet në burg i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Policia ka kryer sekuestrimin pasi dyshon se është vendosur në mënyrë të paligjshme. Sekuestrimi i pasurive bëhet në kuadër të zbatimit të ligjit antimafia. Operacioni i policisë u organizua në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku janë vënë në pranga disa persona. Policia e Shtetit pritet të bëjë të ditur detajet e këtij operacioni në një konferencë për shtyp në orën 16:00.