e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Sarkozi: Pranimi i Greqise ne eurozone ishte gabim

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Sarkozi: Pranimi i Greqise ne eurozone ishte gabim
Presidenti i Francës, Nikollas Sarkozi, ka thënë se lejimi i Greqisë në eurozonë në vitin 2001, ishte “gabim”. Në një intervistë televizive, Sarkozi tha se pranimi i Greqisë në eurozonë ishte “gabim” pasi ky vend “kishte hyrë me të dhëna të falsifikuara ekonomike dhe nuk ishte i gatshëm”. Por, sipas presidentit francez, Greqia mund të shpëtoj duke iu falënderuar marrëveshjes së Bashkimit Evropian, për krizën e borxheve të eurozonës.