Belgjika kthen 10 azilkerkuesit e pare
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Autoritet belge do të riatdhesojnë sot në Shqipëri 10 qytetarë që kanë kërkuar azil në këtë vend. Lajmi bëhet i ditur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. 10 qytetarët shqiptarë do të mbërrijnë në Aeroportin e Rinasit në orën 11.30. Kthim i tyre bëhet pas verifikimit të dokumentacionit nga ana e Belgjikës dhe mos përmbushjeve të kritereve. Lidhur më këtë ngjarje, Shefi i Komisariatit të Rinasit do të japë një konferencë për shtyp.
Pak ditë më parë autoritet e Belgjikës shprehën shqetësimin për rritjen e ndjeshme të numrit të azilkërkuesve nga Shqipëri. Në mënyrë të qartë, drejtues të Zyrës së Emigracionit kanë bërë të qartë se nuk pranohet asnjë kërkesë për azil, nga vendet që janë pjesë e zonës Shengen. Një pjesë e kërkesave për azil, mësohet se lidhen me problemin e gjakmarrjes. Ndërkohë që Ministria e Brendshme ka nisur hetim ndaj drejtuesve të pushtetit vendor dhe shoqatave për lëshimin e dokumenteve të falsifikuara në lidhe me gjakmarrjen.