Santos, 100 milione euro per Neimar
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Neimar është kthyer në futbollistin më të dëshiruar për dy ekipet më të mëdha në spanjë, Real Madrid dhe Barcelona, të cilat kanë hyrë në një garë të egër për sigurimin e shërbimeve të yllit Brazilian. Por, përveçse duhet të bindin Neimar, dy klubet duhet të bëjnë llogaritë edhe me Santos, klubin actual të Neimar. Sipas mediave braziliane, Santos do të kërkojë për shitjen e Neimar plot 100 milionë euro.Nëse klubi do të kërkonte këtë shifër, atëherë shitja e Neimar do të ishte praktikisht e pamundur.