Salihi nuk permbahet, shenon nje dopiete ne Kine
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Që Hamdi Salihi është duke kaluar një formë shumë të mirë sportive, kjo u pa në Norvegji. Sulmuesi i kombëtares shqiptare tashmë është duke shënuar në vazhdimësi dhe këtë gjë e ka bërë edhe në ndeshjen e djeshme mes ekipit të tij Jiangsu Sainty kundër Shanghai Shenxin.
Madje, shkodrani ka shënuar një dopietë, duke i dhënë ekipit të vet një barazim të vlefshëm 2-2. Salihi ka luajtur gjatë gjithë takimit dhe fillimisht ka shënuar me penallti në minutën e e 58-të, për të shënuar golin e dytë dhe të barazimit të ekipit të vet, në minutën e dytë shtesë të takimit. Deri më tani, që nga transferimi në Kinë, Salihi ka shënuar pesë gola, ndërkohë që ekipi i tij renditet në vendin e 8-të./b.l