e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Salihi ne SHBA, DC United ne feste (VIDEO)

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Salihi ne SHBA, DC United ne feste (VIDEO)
Në vitin 2007, sulmuesi Luciano Emilio i DC United kishte shënuar 20 gola gjatë rrugës për të fituar “Këpucën e Artë” në “Major League Soccer” (MLS). Por, me blerjen e fillimit të këtij muaji të Hamdi Salihit, sulmuesit shqiptar, me një rekord pjellor golash në historinë europiane, trajneri Ben Olsen beson se më në fund DC United e ka gjetur një zgjidhje për këtë gjendje të vështirë.

“Ne kemi qenë në kërkim të një “numri 9″ të duhur për këtë klub, që na ka munguar për disa kohë, – tha Olsen, referuar uniformës me këtë numër, rezervuar zakonisht nga ky klub për një sulmues të spikatur, që shënon shumë gola. – Ne mendojmë se e kemi gjetur tashmë atë.”

E hëna ishte dita e parë e Hamdi Salihit në zyrat dhe fushat e stërvitjes së DC United. Sulmuesi shqiptar u bashkua me ekipin e tij orëve të seancës së parë trajnuese. Drejtuesit e klubit amerikan mendojnë se Salihi është lojtari ideal për ta kombinuar me De Rosario, i cili ka rinovuar së fundi kontratën dhe dikton sulmin e skuadrës nga një rol mesfushori i tërhequr, që del edhe përpara.

“Ai ka ardhur këtu për të bërë golashënuesin. – ka thënë menaxheri i përgjithshëm, Dave Kasper, për Salihin. – Ne kemi menduar edhe mënyrën e lojës, se si mund të ofrojmë shërbime për të. De Rosario, siç e dimë, është një asistues i përpiktë për sulmuesit, ndaj këtë rol do ta bëjë edhe për Salihin. Ne, sigurisht që presim që Hamdiu të jetë në harmoni dhe të bëjë një lidhje të përkryer me të.”