e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

'Salihi, le te ike, por kush e blen'

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
'Salihi, le te ike, por kush e blen'
Trajneri i Rapidit të Vjenës, Peter Shëtel, kërkoi nga Gllazgou Rejnxhërs e Sëlltik që të nxitonin për të marrë Hamdi Salihin dhe shtoi se nuk është i shqetësuar nëse sulmuesi shqiptar ikën. “Nuk do të shqetësohem nëse Salihi largohet, pasi ne kemi shumë opsione në sulm, shprehet Shëtel, cituar nga “Sky Sports”, por, kush e kërkon? Sëlltik dhe Gllazgou Rejnxhërs ende nuk kanë bërë ndonjë ofertë”. Shëtel deklaroi edhe se Salihi nuk ka qenë shumë i përqendruar në punën e tij kohët e fundit, duke e pasur mendjen te transferimi. “Mund të them se kohët e fundit mendja e tij nuk ka qenë shumë e përqendruar te puna, sepse ai po mendon për t’u larguar këtë muaj”, ishin fjalët e trajnerit Peter Shëtel.