Salihi: 'Ne Zvicer shkojme per rezultat'
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Të premten i përdori të gjitha. Nga akrobacitë, e deri tek rrëshqitjet, për të shënuar një gol. Nuk ia doli. Hamdi Salihi, nuk dorëzohet asnjëherë. Edhe kur nuk shënon, ashtu siç ndodhi edhe të premten. Por sulmuesi që luan në Amerikë me DC Junaitid, pranon se është i gëzuar për skuadrën përfaqësuese. Për të nuk ka rëndësi goli, por fitorja. Në një intervistë për “Shekullin”, pas ndeshjes, ai pranon se shtyllat po e “persekutojnë”, por ai do të vazhdojë që të bëjë të pamundurën për të shënuar golin, që të gjithë sulmuesit e shpresojnë para çdo ndeshjeje.
Kësaj here, nuk i shkoi mbarë, por për ndeshja tjetër me Zvicrën është shansi i artë për të treguar që vazhdon të mbetet një nga golashënuesit më të mirë të Shqipërisë. Si çdo lojtar tjetër i kombëtares edhe Hamdi Salihi nuk i ka shpëtuar tifozëve, të cilët kanë vrapuar për të marrë ndonjë autograf, apo për të shkrepur ndonjë foto me sulmuesin shkodran, i cili natyrisht që i ka pritur me kënaqësi. Madje, ai ka gjetur kohë të bëjë dhe humor, teksa i ka dhuruar fanellën një tifozeje. Por ka pasur nga ata, që e ndjekin rregullisht dhe që i kanë kërkuar sulmuesit kthimin në Evropë. “Hamdi bëj çfarë të bësh dhe kthehu në Evropë se nuk të shohim dot në SHBA”,- i ka thënë një tifoz sulmuesit. E në fakt vetë Salihi ditë më parë ka deklaruar se sezonin e ardhshëm mund të kthehet në Evropë.
Hamdi një ndeshje e madhe kundër Qiprios?
Ishte shumë e rëndësishme që ta nisnim mbarë rrugën tonë drejt kupës së botës në Brazil. Dhe jam shumë i kënaqur që kemi arritur të fitojmë. Gjithsesi, e theksoj se kjo është vetëm ndeshja e parë dhe shumë të tjera edhe më të vështira na presin përpara. Kemi ruajtur një start pozitiv të ndeshjeve të para, por tani e rëndësishme për ne është të vazhdojmë të ruajmë ritmin edhe në ndeshjet në vijim. Nuk mund të them se do të kualifikohemi apo jo, sepse është e pamundur ta thuash këtë, vetëm me një ndeshje, por detyra jonë është të bëjmë më të mirën dhe të kënaqim publikun. Besoj se kundër Qipros e kemi bërë një gjë të tillë, ndonëse nuk ka qenë aspak e lehtë.
Pret që të jesh titullar si në këtë ndeshje?
Formacionin e vendos trajneri dhe ne që jemi në fushë duhet të bëjmë më të mirën për të justifikuar zgjedhjen e bërë nga ai. Për mua nuk ka rëndësi se cili është partneri i sulmit, rëndësi ka që secili nga ne që është në fushë të japë pjesën e vet dhe mbi të gjitha çfarë është më e rëndësishmja, që të fitojë Shqipëria. Sa për Sadikun, mund ta them me plot bindje se ai ka një ardhme mjaft të mirë. Është një lojtar që do të ecë përpara.
Tani Zvicra një ndeshje kundër “vetvetes”?
E rëndësishme është të rikuperojmë sa më shumë energji për këtë ndeshje, pasi do të jetë e vështirë për vetë kundërshtarin që kemi përpara. Gjithsesi, në Zvicër do të shkojmë për të bërë rezultat, pavarësisht cilësive të kundërshtarit.
Prej muajsh ju mungon goli në kombëtare?
I jam afruar, por nuk kam mundur të shënoj ndaj Qipros. Dëshira ka qenë e madhe, por e theksoj se rëndësi ka fitorja e skuadrës. Natyrisht si çdo lojtar dhe më shumë në rastin tim sepse jam një sulmues, dëshira për të shënuar është e madhe dhe do të kisha dashur të shënoja, megjithatë jo gjithnjë të ndodh që shënon. Të shpresojmë se një gjë e tillë do të vijë në takimet e ardhshme.
Por shtyllat po i bëni koleksion?
Me fatin nuk hahesh dot. Ndoshta duhet ta drejtoj edhe më shumë shënjestrën, por është e vërtetë ajo që thoni, që shtylla po më ndal para portës. Shpresoj shumë që të mos ndodhë në Zvicër.
Portieri i kombëtares Samir Ujkani analizon ndeshjen e kaluar dhe atë që do të luajmë me Zvicrën në Lucernë
Ujkani: Të martën mbrëmje speciale
Samir Ujkani e di, që e marta do të jetë një ndeshje speciale për shumë shqiptarë. Jo vetëm për ata që mbajnë fanellën e Shqipërisë, por edhe të tjerët në krahun kundërshtar. Shaqiri, Xhaka &co e kuptojnë shumë mirë këtë gjë. Gjithsesi, “gardiani” i kuqezinjve, pranon se në Zvicër gjërat do të jenë speciale, duke filluar nga Shqipëria e deri tek tifozëria kuqezi në shkallët e stadiumit.
Samir një ndeshje e jashtëzakonshme. Fituam?
Ishte me të vërtetë një ndeshje e madhe. Kemi fituar takimin e parë eliminator dhe kemi marrë tri pikë. Ishte fantastike. Të gjithë kanë dhënë maksimumin në fushën e lojës. Të them të vërtetën, një ndeshje shumë e mirë. Jemi shumë të kënaqur për këtë nisje të mbarë. Të gjithë luajtëm super në këtë ndeshje dhe kënaqëm tifozërinë.
Gjithsesi, një skuadër kundërshtare që nuk gjuajti asnjëherë në portë?
Për këtë do të më vinte keq nëse barazonim. Qipro nuk gjuajti asnjëherë në portën tonë. Thjesht ata mundoheshin të bënin diçka, me anë të kundërsulmit, por asnjëherë nuk qenë të rrezikshëm në portën time. Por nuk ke çfarë të bësh.
Patët frikë se mos ndeshja mbyllej 1-1?
Pata. Sepse nuk po shënohej goli i dytë. Shënoi Çani dhe më pas Bogdani një supergol. E përsëris jemi super. Tani, mendjen e kemi diku tjetër për të treguar edhe atje sesa vlejmë ne si Shqipëri.
Ç’ndodhi tek goli?
Më vjen keq për golin. Kundërshtari goditi topin dhe ai mbërriti në portë. Ishte një moment që na kushtoi shumë, sepse realisht ata nuk goditën asnjëherë në portën tonë gjatë 90 minutave, veç golit.
Tani Zvicra. Kë njihni nga shqiptarët?
Nuk mund të them se i njoh. Thjesht jam përshëndetur 2-3 herë me Behramin dhe Xhemailin. Nuk kam pasur rastin t’i njoh më mirë. Janë tanët, por ne do të tregojmë se kanë bërë zgjedhjen e gabuar.
Në Zvicër për të vazhduar këtë rezultat?
Në Zvicër do të jenë shumë tifozë shqiptarë, për të mos thënë një stadium kuqezi si sot. Ne do të mundohemi që të bëjmë ndeshjen tonë. Do të luajmë ndeshjen që kemi përgatitur. Shkojmë për të bërë më të mirën, por nuk i dihet. Më besoni mund të kemi gjëra të tjera për të treguar. Do të jetë një ndeshje e madhe, ajo që do të luajmë të martën në Lucernë. Shpresoj që të mos pësoj gol. Do të bëj të pamundurën për ta mbajtur portën të pa prekur.
Dy fjalë për Palermon. Si po shkon?
Shumë mirë edhe pse duhet të vazhdoj të stërvitem më shumë. Kam pësuar disa gola, por skuadra jonë është në ngritje e sipër. Ende nuk jemi kolauduar sepse janë shumica futbollistë merkatoje. Edhe në ndeshjet që kemi luajtur si ajo me Napolin e dinim që ata ishim shumë më para dhe mund të mundeshim. Gjithsesi ne po vazhdojmë të punojmë dhe shumë shpejt do të jetë gati për të qenë kompetitivë në Serinë A.
Meha: Pata emocione, golin e ruaj për në Lucernë
Alban Meha ka zhvilluar të premten ndeshjen e ëndrrave. Ashtu siç pat deklaruar ditët e para të grumbullimit, ai ka arritur një nga objektivat e tij në karrierën futbollistike. Të veshë fanellën kuqezi në një ndeshje zyrtare. Dhe ia ka arritur. Ka bërë një ndeshje perfekte, duke qenë një nga më të mirët në fushën e lojës. Vetëm goli i ka munguar. I ka shkuar shumë pranë dhe ka provuar të gjitha mënyrat e mundshme. Por nuk ia ka dalë. Por mesfushori i Paderbornit, nuk dorëzohet. Do të ketë sërish një shans tjetër. Zvicra është pak orë larg dhe kuqezinjtë po bëhen gati për këtë sfidë. Vetë Meha pohon se në fillim pati emocione shumë të mëdha. “Të them të vërtetën ishte një debutim fantastik. Një emocion më vete.
Dhe pata shumë emocione. Stadiumi nga ana tjetër ishte i jashtëzakonshëm. Të shihje gjithë atë tifozëri, që të jepte krahë, ishte diçka më vete. Jam shumë i lumtur që jam këtu. Shkoi siç e kisha menduar. Luajta shumë mirë, ekipi luajti shumë mirë. Fituam dhe tani jemi më të qetë drejt Zvicrës. Do të jetë një ndeshje e madhe. Do të shkojmë për të mos humbur. Të tjerat, të shohim se çfarë do të bëjmë. Sa për golin e munguar, ndoshta e bëj në Lucernë. Do të ishte një mrekulli më vete. Shpresoj shumë që kjo skuadër të bëj më të mirën për këto eliminatore”,-ka mbyllur prononcimin e tij të shkurtër dje Alban Meha.
Në të njëjtën linjë ka folur edhe Mërgim Mavraj. Edhe pse për të nuk ishte ndeshja e parë me Shqipërinë, por e para në një ndeshje zyrtare. Ai shprehet se e kaluara është lënë pas. Fjalën e ka e tanishmja dhe e ardhmja me Shqipërinë. Mavraj ka pranuar se për të ishte krenari që bënte pjesë në këtë kombëtare dhe se është gati për sfida të tjera edhe më të forta. Mbrojtësi pranon gjithashtu se Shqipëria po përmirësohet dita-ditës dhe se në Zvicër nuk do të zhgënjejnë para tifozërisë kuqezi. “Të them të vërtetën ishte një debutim fantastik. Një emocion më vete
Duka: Kundërshtarët? Luajmë ndaj një pjese shqipfolëse
President ii FSHF-së, Armando Duka në fund të ndeshjes me Qipron ka qenë i kënaqur. Ai ka uruar djemtë për lojën e tyre që dhanë “zemrën” në fushë. Ai pohon se nuk i intereson asnjë lojtar i kombëtares zvicerane dhe se Xhakës duhet t’i vijë turp që mendon t’i shënojë gol skuadrës që mban emrin e vendlindjes së gjyshit të tij. Gjithashtu, është mësuar se të sigurt në stadium do të jenë të paktën 10 mijë tifozë shqiptarë. Shumica e biletave është shpërndarë nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe pjesën tjetër tifozët kuqezinj e kanë blerë në Zvicër. Përfundimisht në Lucernë do të jetë një stadium i ngjyrosur kuqezi e zi ashtu si edhe tetë vite më parë.
Gjykon rumuni Ovidiu Hategan
Ovidiu Hategan do të jetë gjyqtari i ndeshjes Zvicër-Shqipëri. FIFA ka zbuluar emrat e atyre që do të drejtojnë ndeshjen e dytë të kuqezinjve. Disenjatori ka vendosur që gjyqtari të jetë 32-vjeçari rumun. Ai ka 5 vite gjyqtar. Pak a shumë ka drejtuar sfida me pikatore në Ligën e Kampioneve apo Europa League. Ndihmës të tij janë Zoltan Szekeli, Octavian Sovre dhe Istvan Kovacs por nga Rumania. Ndeshja luhet në orën 20.30 me atë shqiptare.
Zviceranët tremben nga kuqezinjtë
Kanë qenë të forta reagimet e medieve zvicerane për fitoren e Shqipërisë. Shumë nga gazetat dhe televizionet, e kanë konsideruar, një fitore bindëse dhe me forcë, atë që kuqezinjtë arritën me qipriorët. Sipas tyre, për të mundur Shqipërinë, skuadra zvicerane duhet të jetë në maksimumin e saj. Në të njëjtën linjë kanë qenë edhe shqiptarët e skuadrës kundërshtare. Si Xhaka, Shaqiri dhe Behrami janë shprehur se ajo e së martës do të jetë një ndeshje shumë speciale.
Shkurt nga kuqezinjtë
1 Kuqezinjtë dje kanë zhvilluar vetëm një stërvitje paradite. Ajo ka qenë më shumë shkrydhëshe. Skuadra është lehtësuar nga ndeshja e mbrëmshme, ndërkohë që pasdite skuadra ka qenë pushim. Të dielën skuadra ka planifikuar dy stërvitje nën drejtimin e stafit të kombëtares.
2 Të hënën në mesditë skuadra jonë shqiptare niset drejt Lucernës. Kuqezinjtë do të akomodohen në një nga hotelet e qytetit. Mësohet se skuadra do të zhvillojë stërvitjen e fundit në Swissporarena të Lucernës.
GRANIT XHAKA
Futbollist
“Ndeshja e parë ishte shumë e vështirë. Edhe Shqipëria ka fituar. Duhet të jemi 100% të martën për të fituar”
VALON BEHRAMI
Futbollist
“Ndeshja me Shqipërinë do të jetë speciale për disa nga lojtarët në skuadër. Do të jemi të motivuar”