Sadiku: Dua te shenoj shume gola te rendesishem
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pushimet e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri, sulmuesi shqiptar i Lokarnos, Armando Sadiku, i kaloi në Shqipëri, para së gjithash me familjen e tij, me personat më të dashur. Dhjetë janë ato që ai realizoi në ndeshjet e vajtjes, në një Challenge League që rikthehet të jetë protagoniste këtë fundjavë. Në fakt, gjatë përgatitjeve dimërore, Sadiku nuk ka mundur të shënojë asnjë gol. Ka qenë thjesht një rastësi, apo efekt i zërave që e dëshironin një ditë te Siena, një ditë tjetër te Borusia Mënshengladbah dhe një tjetër akoma te Grasshoper? “Është e vërtetë, nuk kam shënuar, por kjo nuk do të thotë asgjë, tregon bomberi i Lokarnos dhe i Kombëtares U-21 të Shqipërisë. E rëndësishme është të shënosh në kampionat, aty dhe ku ato vlejnë. Jam i qetë dhe i përqendruar në objektivin tonë: shpëtimin”.
Armando Sadiku është një tip i qetë, nga ata që nuk e tejkalojnë masën. Por në moshën 20-vjeçare (është i vitlindjes 1991), nuk mund të jetë edhe aq e thjeshtë të mbyllësh sytë dhe veshët përballë sirenave që vijnë nga të gjitha anët e Europës. Gjithsesi, për momentin nuk ka asgjë konkrete. Edhe pse “cërret” e telefonit të tij vazhdojnë të bien në vazhdimësi. “Jam në Ticino qysh prej një viti dhe ndihem shumë mirë. Kanë ndryshuar shumë gjëra, por objektivat mbeten të njëjtë: personalisht dëshiroj të shënoj shumë dhe të ndihmoj Lokarnon të realizoj objektivin e shpëtimit”, përfundon sulmuesi shqiptar, Armando Sadiku.