SHBA, dokumentet e WikiLeaks rrezikojne sigurine amerikane
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Sipas së përditshmes amerikane “Nju Jork Taims”, Shtetet e Bashkuara kanë dënuar publikimin e fundit të dokumenteve sekrete diplomatike amerikane nga WikiLeaks në Internet. Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Viktoria Nuland, tha se me këtë veprim janë dëmtuar shumë përpjekjet diplomatike të Shteteve të Bashkuara dhe është kërcënuar siguria e vendit. Gazeta raporton se publikimi i fundit i afro 140 mijë dokumenteve konfidenciale dhe sekrete, përfshirë edhe shumë emra të cilët përmenden në dokumente mund të jenë në rrezik, nëse bëhet e ditur se ata kanë kontaktuar me diplomatët e Shteteve të Bashkuara.