Marikris Rubio është ndier mjaft e pikëlluar pas eliminimit të Çelsit nga Champions-i. Blutë e Londrës u mundën dy herë 1-2 nga PSG-ja. Teksa zbardhi setin e ri fotografi ku pozon edhe me fanellën e Çelsit, modelja peruane ka zbuluar se në Europë bën tifo pikërisht për kampionët në fuqi të Anglisë.