Rrugetimi mahnites i Shaqirit deri te gjiganti gjerman
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ka pasur raste kur Xherdan Shaqiri ka qëndruar para pasqyrës dhe është mahnitur me veten. Është mahnitur për rrugën që ka bërë. Nga një djalosh i ri nga Augsti, që me familjen e tij jetonte në një fermë me nxehje me dru, te një përfaqësues i Zvicrës dhe lojtar i Bajern Mynihut. Nga një i ri që me pagën prej 800 franga zvicerane ndihmonte familjen e tij, deri te një futbollist me pagë milionëshe, që jeton në Mynih në një vilë me shtatë dhoma.
Ai ende nuk i ka mbushur 21 vjet dhe qysh tani është e kuptueshme për të se iu ka siguruar prindërve një jetë pa brenga.
“Unë i kam dërguar prej një muaj në det me pushime, në mënyrë që të pushojnë pak nga unë”, ka thënë Shaqiri, duke qeshur. Shaqiri të mërkurën shkëlqeu në Split në fitoren 4:2 që e shënoi Zvicra në miqësore kundër Kroacisë. Javën e ardhshme nis aventura e tij e madhe – Bundesliga gjermane.