e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Rrefehet Adriano: Do te rikthehem ne futboll ne vitin 2013

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Rrefehet Adriano: Do te rikthehem ne futboll ne vitin 2013
‘Do të tërhiqem disa muaj nga futbolli por do rikthehem pas disa muajsh’. Ky është vendimi që ka marrë Adriano pas disa polemikave që kishte me drejtuesit e ekipit të tij. Sulmuesi brazilian ndihet i lodhur nga presionet e klubit për jetën e tij private dhe vendosi që t’i rikthehet futbollit kur te jetë në 100% të formës së tij. “Do t’i lë të qetë deri sa të përfundojë kampionati por në janar nuk e di nëse do të luaj sërish me Flamengon”,- tha Perandori.

Pas videos të publikuar ku sulmuesi është dehur në një club Adriano mori menjëherë vendimin për tu larguar nga futbolli për disa muaj por drejtuesit po bëjnë të pamundurën për ta mbajtur në ekip.

Gjithësesi kontrata e tij është drejt fundit dhe ende nuk dihet se çdo do të ndodhi me ish-sulmuesin e Interit dhe Romës. Nuk është hera e parë që ai vepron kështu, madje kjo është arsyea që i shkatërroi karrierën një talenti.