e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Ronaldo rrezikon 3 ndeshje pezullim, Edimar: Nuk e meriton (Video)

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ronaldo rrezikon 3 ndeshje pezullim, Edimar: Nuk e meriton (Video)

Kristiano Ronaldo u bë protagonist i situate aspak sportive gjatë fitores së djeshme të Realit përballë Kordobës. I ndodhur nën presion gjatë gjithë takimit falë paraqitjes mjaft të mirë të Kordobës, Reali kishte hyrë në 10 minutat e fundit të takimit dhe rezultati ishte 1-1, i cili nuk e favorizonte aspak për të mbajtur vendin e parë.

Nga ana tjetër mbrojtja vendase nuk po e lejtonte Ronaldon të gjente rrjetën dhe kjo siç duket bëri që portugezi të dilte nga vetja duke goditu mbrojtësin Edimar. Gjithçka ndodhi në minutën e 82-të, kur madrilenët ishin shumë pranë golit të avantazhi. Reagimi i 29-vjeçarit solli reagimin e menjëhershëm të gjyqtarit kryesor, i cili nuk e kurseu të kuqin. Një ditë më vonë, mediat spanjolle shkruajnë se Federata Spanjollo mund ta pezullojë Ronaldon për tre ndeshje. Mbrojtësi Edimar tha për të përditshmen sportive AS se e ka faluar Ronaldon, ndërsa bëri apel që ai të mos pezullohet me tre ndeshje.

“E kam falur Ronaldon. Nuk i mbaj mëri. Rasti nuk ishte një agresion i hapur, ai thjesht goditi këmbën dhe gojën time, asgjë më shumë. Ngjarje të tilla ndodhin në futboll. Ai duhet të marrë një dënim norëm, asgjë më shumë. Nuk dua t’i shkaktoj probleme dhe shpresoj që të mbetet lojtari më i mirë në botë”, tha Edimar. Sa i përket fatit të takimit, ai u fitua 1-2 nga Reali falë një penalltie të pavullnetshme në fund të takimit, i cila u konkretizua në gol nga Gareth Bejl.