Ronaldo kritikon Serbine
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo ka mbetur i tronditur nga dhuna e tifozëve serbë në ndeshjen kundër Shqipërisë. Ai i kritikon ata dhe frikësohet se edhe skuadra e tij mund të pritet njësoj në Beograd.
Skenat e dhunës që shkaktuan ndërprerjen e ballafaqimit mes Serbisë dhe Shqipërisë, i ka parë edhe ylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo. Ai ka mbetur i tronditur nga skenat në Beograd ku tifozët serbë sulmuan futbollistët shqiptarë në fushën e lojës. Për më tepër, ai frikësohet se edhe Portugalia mund të jetë viktimë e huliganizmit të tifozëve serbë pas vizitës në Beograd, në duelin e vlefshëm në Grupin I të eliminatoreve për Euro 2016.
“Pas duelit me Danimarkën jam njoftuar se në Serbi shpërtheu dhuna mes tifozëve serbë që sulmuan futbollistët e Shqipërisë. Pasi kam parë xhirimet kam mbetur i tronditur”, u shpreh Ronaldo.
“Ndoshta edhe ne do të kemi këso pritje në Serbi, por shpresoj se UEFA do të reagojë për shkak se nuk duhet të lejohen tolerime që e dëmtojmë futbollin, si sport i bukur”, theksoi ai.