e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Ronaldo, i zemeruar me veten: Shyqyr qe jemi ne loje!

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ronaldo, i zemeruar me veten: Shyqyr qe jemi ne loje!
Portugalia është ende në lojë për t’u kualifikuar në Grupin B, për fat të mirë, por Kristiano Ronaldo duhet të durojë një turne zhgënjyes në nivelin personal, pavarësisht se shpresat kryesore të luzitanëve ishin varur pikërisht tek ai, për të triumfuar në Poloni dhe Ukrainë këtë verë.

Ylli i Realit të Madridit ka humbur jo pak shanse ideale për gol, dy të tillë edhe në sfidën e fundit me Danimarkën. “Nëse unë nuk bëj qoftë edhe një gol të vetëm, por Portugalia fiton Europianin, jam gati ta nënshkruaj këtë marrëveshje që tani, – tha Ronaldo pas ndeshjes. – Po, kam gabuar në disa raste para portës kundërshtare dhe për këtë jam tepër i zemëruar me veten time.

Mund ta kisha bërë më mirë detyrën time në shanset që kam pasur, por gjëja më e rëndësishme është se jemi ende në garë. Tani duhet të fitojmë ndeshjen tonë të ardhshme. Kur ishim në epërsinë 2-0 ndaj Danimarkës, kemi menduar se ndeshja ishte praktikisht në duart tona. Kishim rastin ideal, përmes meje, për të shënuar golin e tretë dhe për ta “vrarë” lojën, por nuk mundëm ta bënim atë, duke u barazuar nga Danimarka dhjetë minuta para vërshëllimës së fundit të gjyqtarit. E pamë veten shumë në vështirësi, por në fund na ndihmoi edhe fati, me golin e Oliveras, dicka që na mungoi kundër Gjermanisë.”

Portugalia mund ta konfirmojë veten në çerekfinale të turneut me një fitore ndaj Holandës, më 17 qershor.