Ronaldo eshte me i forte se nje gatopard
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Forcë, muskuj, koordinim, perfeksion. Është analiza shkencore për golin e Kristiano Ronaldos ndaj Junajtid. Në momentin që portugezi e preku me kokë topin, gjunjët e tij kaluan kokën e Evrasë. Ishte edhe një tjetër shembull i cilësive jashtëtokësore të një humani.
Në këtë pikë dorëzohet edhe një hyjnor si Mesi, duke pranuar superioritetin e yllit të Realit. Një studim shkencor i “Castrol Edge Rankings” për anatominë e sulmuesit 28- vjeçar tregoi rezultate befasuese të këtij gjeniu, të pakrahasueshme me çdo qenie njerëzore. Nga testet biomekanike të realizuara në Universitetin e Çiçesterit rezultoi se futbollisti kërcen 44 cm në vend (nga toka) dhe 78 cm në vrull e sipër. Çka do të thotë se ai kërcen 7 cm më lart se mesatarja e basketbollistëve të NBAsë.
Forca e tij e shkëputjes nga toka është 5G, 5 herë më e fuqishme se kërcimi nga toka e një gatopardi. Disiplina e hekurt për orë të tëra në palestër e ka shndërruar trupin e këtij futbollisti në parametrat e një roboti. Perimetri i kofshës së Ronaldos është 62 cm. Nga forca e përllogaritur gjatë një seance stërvitore me ngarkesë të plotë, ish-talenti i Sportingut do të tërhiqte 16 makina të reja të markës Tojota Prius. Por pjesë e regjimit të sportistit është edhe dieta. Në trupin e Kristiano Ronaldos ka më pak kolesterol sesa në trupin e një supermodeli. Me pak fjalë është një makineri njerëzore.
Në fushë atij i është bërë studimi i dinamikës. Reflekset reaguese të tij janë në një tjetër dimension jonjerëzor. Ato (reflekset) do ta përshkonin botën 31 orë më shpejt se sa treni më i shpejtë në botë. Rezistenca? Të gjithë e kemi parë rëndom të bëjë sprinte në minutën e 90-të të ndeshjes sikur të ishte minuta e parë. I fundit është sprinti në golin e 4-t ndaj Sevlijes (arriti 33.6 kmh). Trupi i tij vrapon gjatë një sezoni, sa ekuivalenti i distancës Madrid-Lisbonë. Për këto statistika të frikshme, Reali u detyrua të paguante 93.9 mln euro për ta transferuar nga Mançesteri.
Çfarë është gatopardi
Gatopardi bën pjesë në familjen e felinëve. Është kafsha më e shpejtë në botë, e cila rritet kryesisht në Afrikë dhe në një pjesë të Lindjes së Mesme. Për shkak të shpejtësisë dhe kërcimit, të dhënat e saj janë përdorur shkencërisht për të bërë matjen me ato të Kristiano Ronaldos. Gatopardi është kafsha më e shpejtë në tokë, ndërsa arrin shpejtësi deri në 104 km/h në distanca të shkurtra deri në 500 metra. Kjo mace e egër arrin shpejtësinë nga 0-100 km/h në vetëm 5 sekonda, e krahasueshme me një makinë gare. Gatopardi është një specie e klasifikuar në rrezik zhdukjeje, prandaj bën pjesë në programet e mbrojtjes.