e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Roma nuk e njeh Milanin

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Roma nuk e njeh Milanin

Roma ka arritur të shënojë fitore të madhe ndaj Milanit me rezultat 2-0, për të vazhduar kështu luftën për titull të kampionit në Serie A. Roma e dominoi sfidën nga fillimi me shumë aksione të ndërtuara, por Milani tentoi që me kundërsulme të godasë vendasit.nIshte Miralem Pjanic ai që shënoi në minutën e 43-të, për epërsinë e merituar të romakëve.

Në pjesën e dytë vazhdoi dominimi i Romës dhe Milani nuk arriti të përballonte e të përgjigjej si duhet. Gervinho realizoi në minutën e 65-të, golin e fitores dhe të fundosjes për Milanin në këtë takim. Roma ka 85 pikë në vendin e dytë, pesë pikë më pak se Juventusi me tri javë të mbetura në Serie A.