e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Roben favorit per Topin e Arte

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Roben favorit per Topin e Arte
Paraqitja e Arjen Robenit në finale të Ligës së Kampionëve ka shtuar shanset anësorit holandez për fitimin e çmimit prestigjioz “Topi i Artë”, çmim i cili akordohet çdo vit nga FIFA. 29-vjeçari asistoi në golin e parë dhe shënoi golin e fitores që i siguroi Bajernit të Mynihut trofeun e garës më të madhe evropiane për klube.

Forma e tij e mirë këtë sezon dhe trofetë e fituar deri tani, atë të Bundesligës dhe Championsit, e bëjnë atë favorit mes disa kandidaturave.  Fakti që Roben mund ta mbyllë sezonin me tre trofe mund të jetë një tjetër faktor vendimtar. Bajerni do të luaj më 1 qershor në finalen e Kupës së Gjermanisë dhe do të kërkojë të mbyllë një sezon fantastik me tre trofe të fituar.

Në listë janë edhe të përhershmit Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo, të cilët kandidohen si futbollistët më të mirë të vitit. Avantazhi i Roben ndaj tyre qëndron në faktin se mund ta mbyllë sezonin me tre trofe.