E Enjte, 19 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Rikthehet Vullnet Basha, gol me vlerë 3 pikë për Ponferadinën

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Rikthehet Vullnet Basha, gol me vlerë 3 pikë për Ponferadinën

Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare Vullnet Basha është përshtatur mjaft mirë në ligën e dytë spanjolle me ekipin e tij Ponferadina.Oficinas Real Zaragoza y Romareda Presentacíón de Basha /11-8-2014/ Ai luan rregullisht te kjo skuadër dhe sot ka shënuar gol me vlerë 3 pikë duke e larguar ekipin nga zona e ftohtë.

Ponferadina fitoi 1-0 ndaj Numancias takim i vlefshëm për javën e 28-të dhe golin e fitores e ka shënuar pikërisht mesfushori kosovar në minutën e 75 të ndeshjes.

Me fitoren e sotme, Ponferadina largohet nga zona e ftohtë dhe ngjitet në kuotën e 31 pikëve, 4 më shumë se vendi që rrezikon rënien.