Riberi nxhet me Boateng pse i hodhi birre: Nuk do i flas me me goje
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Anësori i Bayern Munichut, Franck Ribery, nuk do të flasë me bashkëlojtarin e tij, Jerome Boateng, sepse i hodhi birrë pas ndeshjes ndaj Augsburgut, kur bavarezët filluan festën e titullit të Bundesligas. Francezi u kishte thënë paraprakisht bashkëlojtarëve që ta mbanin alkoolin larg tij, mirëpo ata nuk e kanë respektuar këtë dëshirë dhe kanë vrapuar pas tij duke ia derdhur në kokë një gotë të madhe me birrë.
“Nuk do të flas kurrë më me Boatengun, ai e di se jam mysliman. Jam i nevrikosur...”, ka deklaruar 30-vjeçari.
Ribery është i martuar me francezen Wahiba, e cila ka origjinë algjeriane dhe është myslimane. Ata kanë dy vajza dhe një djalë, ndërsa futbollisti është konvertuar në islam dhe ka adoptuar emrin Bilal Yusuf Mohammed.