e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Renditja e FIFA, kombetarja shqiptare fiton 6 pozicione, ne vend te 51

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Renditja e FIFA, kombetarja shqiptare fiton 6 pozicione, ne vend te 51

Kombëtarja shqiptare ka marrë një lajm të mirë para ndeshjes miqësore me Francën, e cila do të luhet me 13 qershor në Elbasan Arena. Kombëtarja është ngritur në renditjen më të re të FIFA-s. Kuqezinjtë, në renditjen e muajit maj gjenden në pozitën e 51-të, gjashtë pozita më lart, në krahasim me muajin e kaluar.

Ekipi i Gianni De Biasit, edhe pse nuk e zhvilloi asnjë ndeshje në muajin maj, tani ka 624 pikë. Sa i përket renditjes së përgjithshme, e para mbetet Gjermania me 1775 pikë, e djekur nga Belgjika (1509) dhe Argjentina (1496).