Rekordi i Barcelones, 53 gola te shenuar dhe 0 te pesuar
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Barcelona vazhdon që të vendosë rekorde. Që prej ndeshjes së Ligës së Kampioneve me Milanin, e cila përfundoi 2-2, Barcelona nuk ka pësuar asnjë gol në fushën e vet. Katalanasit gjatë ndeshjeve në të gjitha kompeticionet ku marrin pjesë, kanë arritur që të shënojnë plot 53 gola, ndërsa nuk kanë pësuar asnjë të tillë. Siç duket, forca e Barcelonës nuk qendron vetëm tek Mesi-Ksavi-Iniesta-Fabregas, por dhe tek mbrojtja, me në krye Pyjol-Pike, Maskerano-Alvesh, që lejojnë shumë pak hapësira për kundërshtarët.