e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Rekord i ri boteror i stafetes amerikane 4x100 metra

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Rekord i ri boteror i stafetes amerikane 4x100 metra
Një vrapim fantastik i atleteve të stafetës amerikane sonte në Londër në disiplinën 4x100 metra. Vrapueset amerikane arritën të thyejnë rekordin botëror prej 26 vjetësh, me afro 60 të qindtat e sekondës, si dhe rekordin olimpik prej 32 vjetësh, duke arritur kohën prej 40.82 sekondash, gjë që nuk e ka pritur pothuaj askush. Por, konkurrenca e madhe e xhamajkaneve, po ashtu të shkëlqyeshme, bëri që vrapueset amerikane të jenë super të shpejta dhe të thyejnë rekordin botëror dhe të fitojnë medaljen e artë të radhës për shtetin e tyre në atletikë. 

Në stafetën amerikane vrapuan: Allyson Felix, Bianca Knight, Tiana Madison dhe Carmelita Jeter. Ndërkohë, në stafetën xhamajkane ishin: Veronica Campbell-Broën, Kerron Steëart, Shelly-Ann Fraser-Pryce dhe Sherone Simpson dhe ato arritën kohën 41.41 sekonda, duke fituar medaljen e argjendtë, derisa të bronztën e fituan atletet e Ukrainës, me rezultatin 42.04.