e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Refuzimet, Kosova mund te hedhe FIFA-n ne gjyq

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Refuzimet, Kosova mund te hedhe FIFA-n ne gjyq
Federata Kosovare e Futbollit po mendon seriozisht mundësinë që të hedhë FIFA-n në gjyq. Edhe pse mund të tingëllojë si një kërcënim, duket se kjo është zgjidhja e vetme që Federata Botërore e Futbollit i ka lënë krerëve të FFK-së. Së fundmi Kosova mori një tjetër refuzim për zhvillimin e miqësoreve ndërkombëtare, ndërsa kreu i federatës, Fadil Vokrri, konfirmoi se mund ta dërgojë çështjen në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS). Vokrri dhe krerët e tjerë të futbollit kosovar këmbëngulin se FIFA i ka bërë padrejtësi FFK-së. “Beteja” për ndërkombëtarizimin e futbollit kosovar vazhdon, ndërsa mësohet se Federata Serbe e Futbollit ka marrë garanci nga UEFA se futbolli në Kosovë do të mbetet i izoluar, të paktën deri në njohjen e shtetit nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.