e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Rebelohen akademiket, djegin gradat shkencore: Berisha vlereson teserat e PD-se

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Rebelohen akademiket, djegin gradat shkencore: Berisha vlereson teserat e PD-se
10 akademikë në shenjtë rebelizmit ndaj qeverisë Berisha, kanë djegur gradat e tyre shkencore. Akademikët kanë ndërmarrë një veprim të tillë të indinjuar nga militantizmi i qeverisë, e cila sipas tyre ka kthyer administratën publike në biznes të partive në pushtet. Protesta e akademikëve është mbajtur para Ministrisë së Bujqësisë, e organizuar nga Aleanca Kuqezi. Ata kanë akuzuar Berishën se ka shkatërruar elitën akademike duke zhvlerësuar gradat shkencore dhe nga ana tjetër vlerëson teserat e PD-së.

“Ministria e Bujqësisë di të bëjë gjithçka, por vetëm ministrinë nuk e drejton dot, sepse brenda saj ka një staf të paaftë profesionalisht me në krye Genc Rulin, i cili e ka kthyer këtë dikaster në celulë të partisë shtet, ku kriter për punësimin nuk është më diploma, por tesera e partisë demokratike”, deklaroi Ago Nezha, një prej 10 akademikëve.