Reali vuan me Sitin, Zidanit i grisen sërish pantallonat (FOTO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Traneri i Realit të Madridit Zinedine Zidane është bërë sërish objekt i shtypit ndërkombëtar për incidentet e tij në fushë. Tekniku francez u filmua nga kamerat që transmetonin ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e Champions League mes Mançester Sitit dhe Realit të Madridit me pantallonat e grisura.
Për Zidanin nuk është rasti i parë që i grisen pantallonat në fushë. Edhe në ndeshjen ndaj Volfsburgut, Zidane u filmua me pantallonat e grisura gjatë ndeshjes.
