e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Reali refuzoi 200 milione euro nga Siti per Kristiano Ronaldon

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Reali refuzoi 200 milione euro nga Siti per Kristiano Ronaldon
Mançester Siti duket se ka bërë një ofertë të çmendur gjatë merkatos së verës, për të marrë portugezin Kristiano Ronaldo nga Real Madrid. Sipas spanjolles “AS”, e afërt me Realin, sheiku Mansour ka ofruar plot 200 milionë euro për të marrë Ronaldon. Ndërkohë, këtij të fundit ka qenë gati që t’i jepte plot 20 milionë euro në vit, duke e bërë futbollistin më të paguar në botë, së bashku me Samuel Eto.

Por, presidenti madrilène, Florentino Perez, e ka mohuar kategorikisht këtë transferim, duke deklaruar se Ronaldo është i pashitshëm. Por, pakënaqësitë e shfaqura së fundmi nga ana e Ronaldos, mund të bëjnë që ky operacion të realizohet vitin e ardhshëm. Sidomos pot ë kihet parasysh fakti që Ronaldo flitet të jetë i mërzitur pikërisht për shkak të pagës së tij prej 10 milionë euro, të cilën e konsideron të ulët. Dhe, tek siti natyrisht që do t’ja plotësonin çdo dëshirë, pasi paratë atje nuk mungojnë.