Reali hidhet në sulm për Grizman
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Reali është duke menduar për merkaton e ardhshme dhe emri i ri në listën e "galaktikëve" është Antuan Grizman. Francezi është një nga lojtarët më të mirë të Atletikos në këtë sezon dhe mund t'i bënte shumë punë Realit në repartin e avancuar.
Sipas "Fichajes.net" skuadra e Zidanit ka kërkuar informacione mbi të ardhmen e Grizman dhe në merkaton e verës do të hidhet në sulm për të bindur 24- vjeçarin.
Portali spanjoll shkruan se në radhët e Realit mund të ketë largime nga reparti i sulmit dhe për këtë fakt drejtuesit po marrin masat për të bërë zëvendësimet e duhura.
Megjithatë, marrëveshja me Grizman nuk është aspak e lehtë sepse Atletiko i ka vënë një klauzolë prej 80 milionë eurosh.
Për të ka pasur interesime edhe nga skuadra të tjera, por dëshira e futbollistit është qëndrimi në Spanjë. Transferimi i tij te Reali varet nga lëvizjet që do të kenë 3 futbollistët e repartit të sulmit, Benzema, Bejl dhe Ronaldo. Nëse njëri prej tyre largohet, Grizman është i pari që do të veshë fanellën e Realit.