Reali apo Juventusi? Barcelona pret kundershtarin

Reali apo Juventusi? Barcelona pret kundershtarin

Rezultati i përballjes Real Madrid-Juventus do të vendosë se cila nga këto dy skuadra do të sfidojë Barcelonën në finalen e madhe të Ligës së Kampioneve për këtë sezon.

Kjo është hera e parë pas 12 vjetësh që italianët do të kërkojnë finalen e këtij kompeticioni dhe, si për ironi të fatit, kundërshtari është sërish Reali. Fitorja 2-1 në Torino është një rezultat favorizues paksa për Juventusin, por që gjithsesi lë gjithçka të hapur për sfidën në Santiago Bernabeu, pasi bëhet fjalë për dy klube që numërojnë plot 20 finale në këtë aktivitet.

Trajneri i Juves, Massimiliano Alegri ka theksuar se kjo është ndeshja më e rëndësishme e karrierës së tij: “Një gjysmëfinale nuk të rastis çdo vit. Kam përjetuar shumë ndeshje të vështira, por për momentin kjo është shumë ndryshe. Ne kemi besim se do të arrijmë në finalen e Berlinit”.

Allegri ka deklaruar se Pogba e ka kaluar dëmtimin dhe është në gjendje të luajë ndaj madrilenëve.

Ndërkohë, italiani i Realit, më shumë se për kundërshtarin, ka folur për dëshirën e tij për të hyrë në histori: “Shoh entuziazëm në skuadër dhe kjo më bën të ndihem mirë dhe qetë. Sigurisht që të gjithë duan të kalojnë këtë kundërshtar e të fitojnë dhe Champions-in për të dytin vit radhazi, një sukses që i mungon këtij klubi që nga vitet ‘60”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama