Reali, 6 hapa larg historise
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ditët e fundit është folur vetëm për rekordet e Ronaldos dhe të Realit të Madridit dhe nuk ka sesi të ndodhë ndryshe duke qenë se skuadra e Ançelotit po bën histori. Ata janë në kuotën e 18 fitoreve radhazi dhe nëse nesër në mbrëmje arrijnë të mundin Ludogorets në Ligën e Kampionëve thyejnë rekordin e Barcelonës së Rajkard me 18 fitore. Por rekordi i më shumë fitoreve radhazi mbahet nga ekipi brazilian i Coritibas, të cilët kanë fituar plot 24 ndeshje radhazi. Realit tashmë i duhen edhe 6 fitore të tjera për të vendosur një rekord botëror përsa i përket skuadrave të futbollit.