Reagon 'Vetro Energy': Do depozitojme garancine e kontrates
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Ministria e Ekonomisë e ka konsideruar dje si të dështuar procesin e privatizimit të kompanisë Albpetrol, sepse kompania që fitoi tenderin për privatizimin e Albpetrol-it nuk ka depozituar ende 10% e garancisë së kontratës. Në një konferencë për shtyp, zv/ministri i ekonomisë Sokol Dervishaj pranoi se nuk ka ende një kontratë të nënshkruar me kompanisë fituese “Vetro energy”. Ndërsa sot konsorciumi “Vetro Energy” reagoi sot në lidhje me ecurinë e privatizimit të Albpetrol-it, duke nënvizuar gatishmërinë për të depozituar garancinë e kontratës, pas nënshkrimit formalisht të kontratës së blerjes.
Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, “Vetro Energy” ka konfirmuar se i është kërkuar që të dorëzojë një garanci kontrate lidhur me negociatat për blerjen e Albpetrolit. Garancia e kërkuar është sa 20% e çmimit të blerjes. Ndërkohë aksioneri kryesor i “Vetro Energy”, Rezart Taçi, deklaroi se konsorciumi i ka kërkuar qeverisë një numër dokumentesh të lidhura me privatizimin.
“Nga ana e saj, qeveria ka kërkuar një garanci kontrate, të cilën “Vetro Energy” do ta japë brenda pak ditësh. Këto janë negociata komplekse dhe ka shumë detaje për t’u mbuluar. Gjithsesi, unë kam besim se së bashku me qeverinë do të finalizojmë negociatat së shpejti dhe do arrijmë në një përfundim të suksesshëm të transaksionit",- deklaroi Taçi. Përpara një situate të tillë Ministria e Energjetikës ka vendosur të nisë procedurat e arkëtimit të 85 milionë eurove të vendosura nga konsorciumi si garanci bankare në zbatim të kushteve të përcaktuara në tenderin për privatizimin e “Albetrol”.
“Data 3 dhjetor ishte afati i fundit, por nuk ka pasur përfundim të negociatave. Kompania nuk ka depozituar garancinë e kontratës dhe ministrisë i lindi e drejta dhe ka filluar procedurën e kërkimit të 85 milionëshit të garancisë. Kjo është situata. Nuk kemi kontratë dhe as depozitim të garancisë”,- tha në një deklaratë të djeshme për shtyp zëvendësministri i Energjetikës Sokol Dervishaj. Gjithsesi, duke pasur parasysh rëndësinë e këtij privatizimi, Dervishaj sqaroi se negociatat me “Vetro Energy” mund edhe të rihapen në rast se konsorciumi vendos të depozitojë garancinë prej 20%.