Fule: 'Zgjedhjet e vitit te ardhshem, nje 'prove vendimtare', per Statusin'
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Zgjedhjet e ardhshme në 2013-n dhe treguesit e korrupsionit, bëjnë që Shqipëria të mos marrë edhe këtë radhë Statusin e kandidatit për anëtarë në BE. Komisioneri për Zgjerim, Stefan Fule, ka deklaruar se zgjedhjet e vitit të ardhshëm do të jetë një "provë vendimtare", për Shqipërinë.
Sipas një draft-konkluzioni të ambasadorëve të vendeve anëtare në BE, vendi ynë nuk pritet të marrë përgjigje pozitive për statusin kandidat, gjatë mbledhjes së radhës të Këshillit të Ministrave të BE-së për çështjet e përgjithshme. Draft-konkluzionet për Shqipërinë, të miratuara në nivel ambasadorësh në Bruksel, ku fillimisht BE mirëpritet progresi i shënuar nga vendi, falë dialogut të përmirësuar mes qeverisë dhe opozitës. Në paragrafin e parë, në pjesën e qëndrimit të vetë vendeve anëtare, përfshihet edhe ndjeshmëria e vendeve kritike për luftën ndaj krimit e korrupsionit, testi i zgjedhjeve, dhe shqetësimi për retorikën nacionaliste.
“Këshilli i bën thirrje Shqipërisë të shmangë deklarata që shkojnë kundër marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Nënvizon nevojën për të rritur më tej përpjekjet, siç janë përcaktuar nga raporti i Komisionit, veçanërisht në fushën e reformave të gjyqësorit për të forcuar pavarësinë, efikasitetin dhe llogaridhënien e tij, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në mbrojtjen e të gjitha minoriteteve, si dhe në zbatimin e reformave. Mbajtja e suksesshme e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013 do të jetë një test thelbësor për funksionimin e patrazuar të institucioneve demokratike të vendit”. Në paragrafin e përgjigjes ndaj rekomandimit të Komisionit, Këshilli e fton këtë të fundit të raportojë sapo të jenë plotësuar, jo vetëm tre çështjet e mbetura, por me theks të përsëritur dhe rezultatet në luftën kundër krimit e korrupsionit.
“Këshilli vëren rekomandimin e Komisionit për t’i dhënë Shqipërisë statusin kandidat, nëse përmbushen masat kyçe në fushat e reformës së gjyqësorit dhe administratës publike dhe pas ndryshimeve të rregullores së parlamentit.
Me qëllimin për të vendosur nëse do të japim statusin kandidat, Këshilli fton Komisionin të raportojë sa më shpejt të jetë arritur progresi i nevojshëm, duke marrë parasysh gjithashtu veprimet e mëtejshme të ndërmarra nga Shqipëria për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar, përfshirë hetimet pro-aktive dhe ndjekjet penale të rasteve të tilla”. Në përfundim, e në paragrafin e fundit, Këshilli kujton se për çeljen e negociatave për anëtarësim, vendi duhet të përmbushë pjesën e 12 prioriteteve të paplotësuara që prej Opinionit të Komisionit të vitit 2010.
Teksti për Shqipërinë pritet të miratohet sot nga Ministrat e çështjeve evropiane të BE-së, para se t’i kalojë për miratim formal krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së gjatë samitit të fundjavës. Gjatë një konference të përbashkët me ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, kryesocialisti Edi Rama komentoi vendimin e këshillit të ministrave të BE-të cilët pritet t’i refuzojnë statusin kandidat Shqipërisë.
Sipas Ramës ku vendim duhet lexuar drejt, pasi Shqipëria duhet të realizojë kushtet, ku veçoi zgjedhjet e vitit 2013. “Refuzimi i statusit nuk është lajm i mirë, duhet lexuar me shumë kujdes në çdo rresht për të kuptuar që statusi kandidat në BE mund të merret kur Shqipëria të zhvillojë zgjedhje me standarde, të luftojë kulturën e pandëshkueshmërisë, korrupsionin e krimin e organizuar”, tha ai.
Nga ana tjetër Kryeministri i bën thirrje kreut të PS-së Rama të votojë 3 ligjet e kërkuara nga Brukseli me qëllim integrimin e vendit në BE. Duke folur në mbledhjen e grupit të PD-së, Berisha tha se: “ i bëj thirrje Ramës të votojë ato 3 ligje, pavarësisht se dëmin e ka bërë dhe dëmi është i pariparueshëm se mesazhi që u dërgua në Bruksel, ishte qartësisht negativ. Pavarësisht se e bllokove statusin, voto që të dëshmosh se nuk mund të qëndrosh për një politikë bllokuese”, tha Berisha.