Reagime kunder pages se larte te Ibres
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Zlatan Ibrahimovic u transferua te Paris Sën Zhermen duke nënshkruar një kontratë 3 vjecare me 14 milionë Euro në sezon duke u bërë futbollisti më i paguar në evropë për të lënë pas Kristiano Ronaldon dhe Lionel Mesin.
Kjo ka sjellë edhe reagimin e ashpër të qeverisë franceze sidomos të Ministrit të Buxhetit, Zherom Kahuzak.
'Paga e Ibrahimovic është e tepruar, - ka thënë Kahuzak në një intervistë të tij-e gjithë bota po jeton në krizë financiare dhe gjithkush duhet të bëjë sakrifica për të dalë prej saj. Pasojat do të jenë katastrofike, pasi e dimë shumë mirë që një pjesë e mirë e klubeve kanë bilance financiare negative'.
Ka reaguar në lidhje me këtë cështje edhe Ministrja Franceze e Sporteve, Valeri Furnejron, e cila vetëm u mjaftua me shprehjen se shifra të tilla janë astronomike dhe të pakuptimta.