Raul, me i miri edhe ne Katar
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pas një karriere të lavdishme në radhët e Realit të Madridit dhe Schalkes në Gjermani, Raul Gonzales është duke mrekulluar edhe në Katar. Madrileni realizoi dy gola në fitoren 5-2 të Al-Sadit të tij përballë Qatar SC dhe në fund të takimit, u zgjodh si futbollisti më i mirë. Një nuhatës i shkëlqyer në zonën e golit, 35-vjeçari shfrytëzoi në të dy rastet pavendosmërinë e mbrojtjes së vendasve, për të bërë diferencën.
Falë paraqitjeve të shkëlqyera deri tani, Rauli ka fituar në shtypin arab mbiemrin “vrasësi i portierëve”. Pas dy javëve të para të kampionatit, Al-Sadi kryeson renditjen me falë të plota, ndërsa Raul ka qenë në të dy takimet titullar që nga fillimi dhe deri në fund.