Raporti, TI: Shpenzimet partiake, mungojne te dhenat e sakta
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Transparency International (TI) në një raport të bërë publik i ka kërkuar vendeve të Europës Juglindore si Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Maqedonisë dhe Kroacisë që të japin raportime më të sakta të shpenzimëve të partive politike në këto vende. Duke e cilësuar si rrugë drejt një demokracie të vërtetë.
“Raportimi transparent i burimeve të të ardhurave dhe shpenzimeve nga partitë politike është në interesin e çdo vendi në rrugën e ndërtimit të një demokracie të vërtetë”- citohet në raportin e TI-së.
Në raport konkludohet se në Shqipëri dhe Kosovë nevojiten raportime të shpenzimeve të partive politike më të sakta, si dhe me të aksesueshme nga publiku. Ndërsa për Maqedoninë dhe Kroacinë, në raport thuhet se pavarësisht përmisimeve të bëra në deklarimin e shpenzimëve, ende nevojitet më shumë transparencë dhe ndihet mungesa e publikimeve periodike lidhur me këto çështje.
Në fund të raportit të TI-së bëhet thirrje se nevojitet një forcim i masave parandaluese të abuzimit me fondet publike për financimin e fushatave elektorale.
” Nevojitet të forcohen masat ndaluese të abuzimeve me fondet publike gjatë fushatave elektorale, dhe agjensitë përkatëse duhet të marrin masat e nevojshme të vënë sanksionet e nevojshme të shkeljes së rregulloreve përsa i përket deklarimit dhe raportimit të partive politike”- thuhet në raportin e TI-së.
Po ashtu TI deklaron se partitë politike do të kenë besimin e votuesve, vetëm nëqoftëse punojnë për interesin publik.
“Partitë politike do të gëzojnë besimin e votuesve të tyre vetëm në rast se tregojnë që kanë punuar për interesin publik dhe jo për avantazhet personale”- vazhdon më tej raporti i TI-së, duke shtuar se në ato vende ku janë zbatuar këto standarte ka pasur një rritje të mirëbesimit ndaj partive, dhe janë rrëzuar zakonet e vjetra.