AK: Festa e Pavaresise, tubim madheshtor ne Sheshin e Flamurit
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Aleanca Kuq e Zi organizon të shtunën një tubim madhështor në Sheshin e Flamurit, në Vlorë. Përmes një deklarate për shtyp, AK fton të gjithë shqiptarët të marrin pjesë në tubimin që organizon me rastin e Ditës së Pavarësisë, në 26 nëntor, në orën 11:00.
“Në Vlorë do të mblidhemi të gjithë kuq e zinjtë. Do të mbulojmë sheshin e Flamurit me flamur gjigant, i cili do të rrugëtojë më pas drejt Prishtinës” – thuhet në deklaratën e AK. Sipas AK, shqiptarët nga të gjitha trevat kanë konfirmuar pjesëmarrjen në tubimin madhështor, për të ngritur në maksimum vlerat kombëtare.