e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Ranieri: Jam shumë kureshtar për këto 6 javë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ranieri: Jam shumë kureshtar për këto 6 javë

Të vetmin problem që Klaudio Ranieri mund të ketë sot në "Stadium of Lights" është fakti se ai ka startuar 11 herë me të njëjtin formacion gjatë këtij sezoni (6 herë më shpesh se çdo skuadër tjetër) dhe në këto javë të fundit "dhelprat" mund të nisin të ndiejnë lodhjen.Ranieri-CT-Grecia Por deri më sot, në fushë ne kemi parë të kundërtën. Dhe tekniku italian nuk ka përse të mos jetë i qetë nga transferta me Sandërlendin, pas së cilës vëmendja do të zhvendoset në Londër, atje ku Totenhemi do të ketë një "finale", të cilën nëse nuk e fiton, kampionia e Anglisë nuk ka më dyshime se cila do të shpallet.

Në fakt, trajneri i Leiçesterit e pranon se ai është shumë i qetë dhe kureshtar për të parë zhvillimet e 6 jav- ëve të mbetura: "Të gjithë mezi po presim se çfarë do të ndodhë në këto takime. Unë gjithashtu jam shumë kureshtar.

Ka shumë skuadra pas nesh që po shtyjnë. Por e rëndësishme është që ne të vazhdojmë të qëndrojmë me këmbë në tokë. Sandërlendi është i dëshpëruar për pikë dhe do të jetë një betejë e madhe. Ndonjëherë atje luhet edhe futboll i bukur, por unë pres një betejë".