E Enjte, 19 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Ramiz Alia: Ju tregoj te verteten e masakres se Tivarit

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Ramiz Alia: Ju tregoj te verteten e masakres se Tivarit
Pa kaluar 24 ore, vjen kunderpergjigja e ish-Presidentit Ramiz Alia ndaj kryeministri Berisha, lidhur me akuzat per masakren e Tivarit. Sipas Alise, Berisha ka qellime te tjera per akuzat, qe nuk lidhen me vete ndarjen. Sipas tij, kur ka ndodhur masakra ai se bashku me batalionin qe drejtonte ishte ne Bosnje dhe jo ne Mal te Zi.

 Zoti Alia, cili eshte komenti juaj lidhur me akuzen e zotit Berisha per masakren e Tivarit?

Une kam nje te keqe te madhe, qe nuk e degjoj Berishen. Tivari eshte ne Mal te Zi dhe kur ka ndodhur ngjarja ne kemi qene ne Bosnje. eshte nje ngjarje e rende per kosovaret dhe le te pergjigjen vete ata ose me mire serbet qe e organizuan. Sundimtaret berishiane jane nje pengese e vertete per vendin tone. Ajo qe eshte shqetesuese eshte perpjekja per ti perçare njerezit.

Jemi 20 vjet nga dy korrikut i vitit 1990, ku shqiptaret perhere te pare, pas 45 vitesh, u futen ne ambasada. Si ju duket Shqiperia sot?

Pa dyshim qe lidhur me 2 korrikun e 1990 dhe sot ka nje ndryshim te madh. Me sa kuptoj une pyetjen, e keni fjalen per futjen ne ambasade. Ndersa tani futen per te marre vizen, pra nuk mund te krahasohen.

Perpara studenteve te Dhjetorit jeni shprehur se ne Evrope duhet te shkojme me vlera kombetare, cilat jane keto vlera?

Ne radhe te pare eshte historia jone, eshte historia e popullit qe ka luftuar gjithmone te jete i lire.

Te perndjekurit politike e kane vleresuar qendrimin tuaj ne liber, ku keni pranuar dhe gabime, si eshte vleresuar kjo shtrese pas renies se komunizmit?

Edhe ne liber e kam thene qe padyshim jane bere gabime dhe gjera te padrejta dhe te vjen keq, madje kerkoj ndjese. Por pyetja eshte se si jetojne sot? Po te shohesh te perndjekurit, jane bashkuar me te majten kur ishte greva sepse jane lene ne rruge duke mos u vleresuar. Ata s’kane gjetur te drejtat e tyre.

Ti kthehemi edhe nje here ngjarjes se Tivarit, ku keni qene ju kur ka ndodhur kjo masaker?

Une kam qene ne Bosnjen jugore, ja ku kam dhe partizane ne salle qe e konfirmojne. Ngjarja ka ndodhur ne Tivar te Malit te Zi dhe ka ndodh ne mars te 1945.

Cili ishte qendrimi i shtetit te me vonshem?

Atehere duhet te lexosh Enver Hoxhen i cili e ka kritikuar rende kete ngjarje duke e quajtur nje krim kunder shqiptareve. Me tej nuk dua te futem ne kete problem. Ju e kuptoni pse i bene Berisha keto akuza. Keto skano vertet lidhje me luften, por kane qellime te tjera.

Sa mendoni sot se partite e kane ruajtur ose e kane perçare kete popull?

Shume pyetje interesante. Do doja ndihmen e Profesor Servetit (Pellumbit). Ne kohen tone ka pasur nje parti dhe rrenjet e kesaj partie ishin te gjithe. Sot jane shume parti politike prandaj nuk mund te themi se ka nje unitet te te gjitha forcave.