E Enjte, 19 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

'Furtune' prangash, per dy dite arrestohen 11 zyrtare

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
'Furtune' prangash, per dy dite arrestohen 11 zyrtare
Krimi ekonomik hidhet ne sulm; arrestohen dhe hetohen 11 zyrtare per dy dite
Furtune; ryshfeti qe çon ne pranga zyrtare dhe kryekomunaret

Operacione te shumta dhe mjaft te suksesshme kane sjelle ne prangat e policise jo vetem kolege te ketyre te fundit por edhe funskionare te tjere lokal e me gjere e deri edhe mjeke apo inspektore e kryeinspketore karburantesh. Vetem dje ne te gjithe vendin jane raportuar se paku tre te arrestuar, raportim ky qe vjen nga kryepolici i vendit Hysni Burgaj, nderkohe qe per thuajse te gjitha rastet njeheresh, karrem per te shkuar te keta persona qe do te hetohen, gjykohen e ndoshta edhe te mbahen pas hekurave, ka qene ryshfeti. Madje burimet e tjera qe e kane percjelle informacione shtese ne lidhje me rastet qe u bene publik diteve te fundit kane saktesuar se jane perdorur per t`i kapur ne kushtet e flagrances edhe persona te infiltruar, te cilet kane perdorur denoncuesit per te shkuar te keta persona.

Arrestimi i Tiranes...

Nje kryeinspektor si dhe dy inspektor jane arrestuar diten e djeshme ne nje operacion te cilin e ka njoftuar vete numri nje i Policise se Shtetit, Burgaj Hysni i cili ka treguar edhe te vertetat qe kane çuar ne arrestimin e tyre. Nga sa ka njoftuar kryepolici Burgaj, saktesohet se ka qene Departamenti i Hetimit te Krimit ne Policine e Shtetit ne bashkepunim me Prokurorine e rrethit gjyqesor Tirane qe kane arrestuar nje kryeinspektor dhe dy inspektoret prane Inspektoriatit Qendror Teknik te Karburanteve. Arrestimi u be ne kuader te operacionit te koduar “Bojaxhiu” ndersa te arrestuarit akuzohen per korrupsion. Shtetasit Virgjil Joti, Luan Qato, dhe Kastriot Llakaj u arrestuan nen akuzen e perfitimit te shumes prej 20 mije dollareve ne kembim te dhenies se lejes se kryerjes se kontrollit teknik e zhdoganimit te nje anijeje me karburant.

Hetimet dhe arrestimet e tjera

Nga hetimet, rezulton se shtetasit e siperpermendur per nje periudhe prej 8 muajsh ne vazhdimesi i kane kerkuar nje biznesmeni te karburanteve shumen prej 10 mije dollare per çdo anije te zhdoganuar, duke perfituar ne menyre te paligjshme ne total shumen prej 100 mije dollare.

Gjithashtu mesohet se ne te njejten linje jane mbajtur edhe arrestimet e tjera qe kane te bejne me tre mjeke dhe nje komunar te cilet jane ndaluar pikerisht per korrupsion. Ndonese ende nuk behet e ditur se çfare mase reale e arrestit eshte prere per ta dhe se me çfare akuze konkrete por ne te dy rastet e tjera dje te bera publike ne saje te nderhyrjeve te bujshme te policise ndersa u tha se jane kapur ne kushtet e flagrances. Policia ben te ditur se te gjitha arrestimet e djeshme jane hetime intensive dhe dyshime njeheresh te krimit ekonomik ndaj edhe eshte nderhyre per arrestimin e tyre.

Kryekomunari

Mjeket mesohet se jane te spitalit gjinekologjik ndersa kryekomunari kesaj radhe vjen nga Lezha dhe nje nga te paktet emra qe kane fituar tre vite me pare si emra te pavarur nga subjektet politike por qe me vone, pra pas fitores u vu nen siglen e Partise Demokratike. Informacionet qe vijne Lezha bejne te ditur se drejtuesi i komunes se Kolshit eshte ndaluar per vepren penale te korrupsionit pasiv, ndersa saktesohet se çeshtja e tij ka kaluar ne Drejtorine e Policise se Lezhes si dhe nen hetimin e tyre, nga ku do te sqarohet pozicioni i kryekomunarit ne aferen korruptive qe eshte perfshire nga nje bashkekomunar i tij.

Kushtet e BE-se

Krimi i organizuar dhe korrupsioni jane edhe dy elementet me te diskutueshem dhe madje edhe trampolina qe pretendohet qe duhet per te shkuar ne binishin e liberalizimit te vizave. Ndersa eshte folur dhe punuar shume ne kete drejtim, serish ne keto dy perpjekje titanike BE-ja ishte ende e pakenaqur me arritjet totale por jane shprehur optimist se vendi yne i ka kualitetet e duhura per te arritur rezultatet e shkelqyera ne kete drejtim. Pak dite me pare kryeministri i vendit leshoi edhe ultimatumin e fundit per keto dy kushte.

Arrestimet

11 eshte numri i personave qe jane ndaluar, shoqeruar, hetuar dhe arrestuar keto dy ditet e fundit ne kuader te luftes kunder korrupsionit ne vendin tone. Emrat qe kane rene ne pranga jane edhe te njohur por edhe jo, nderkohe qe vetem oreve te vona te se henes u arrestuan plot 5 punonjes te policise rrfugire ne Korçe, dje tre inspektor te Naftes, nderkohe qe pjesa tjeter i perkasin nje tjeter sektori, por qe gjithsesi jane te prangosur ne kete kuader te nje furtune policore kunder personave me funksione publike qe marrin ryshfete, ose ushtrojne korrupsion.

Furtune “prangash”

Perfundimisht duket se sulmet e diteve te fundit qe jane ndermarre ndaj personave qe ushtrojne pozicione publike si dhe sherbejne ne radhet e policise se shtetit kane si motiv plotesimin e dy kushteve te domosdoshme qe qeverise i jane vene si detyrat kryesore per te mundesuar procesin e liberalizimit te vizave. Vetem brenda pak diteve sektoret e hetimit dhe te zbulimit kane kryer arrestime te shumta thuajse çdo dite qe kane te bejne me korrupsionin por edhe me aktet kriminale. Verehet se sulmi me i madh eshte pikerisht kunder ketyre.