Ramadani ska shpresë në Kupë, mendjen tek mbijetesa në kampionat
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Humbja në shtëpi ndaj Kukësit ia ka "shuar" ëndrrën skuadrës së Flamurtarit për të Kupën e Shqipërisë. Trajneri Ramadani thekson që ekipi duhet të përqendrohet tek kampionati, për të arritur objektivin, mbijetesën.
" Duhet të bëjmë analizën e ndeshjes, pasi gjithë javës kemi mësuar që mos të pësojmë nga goditjet e këndit, edhe nga aty e pësuam, kemi mësuar të mos pësojmë nga krosimet dhe nga aty pësuam. Bëjmë të njëjtat gabime, pësojmë shpejt gol dhe nuk arrijmë të reagojmë. Ndoshta nuk jemi stërvitur siç duhet ose jemi stërvitur por lojtarët se e kanë fiksuar mirë. Gjithsesi jam i kënaqur nga dëshira që treguan, por vazhdojnë të na mungojnë shumë gjëra. Tani duhet të shohin ku qëndron problemi pasi presioni është i madh për renditjen, rënien dhe humbjen.
Objektivi
"Tani jemi të përqendruar tek kampionati, për të luftuar për mbijetesë. Objektiv të cilin mendoj që do ta arrijmë. Por, gjithsesi do ta kishim më të lehtë nëse do të fitonim ndaj Tërbunit dhe Bylisit, kam besim që do t'ia dalim".
Ndeshja e kthimit
"Është shumë e vështirë të kthehesh në rezultat pozitiv, pas atyre dy golave të pësuar".