Rama per fjalimin e Berishes: Si kryeministri i Somalise kur e mori ne qafe vendin e vet duke e bere kosh plehrash
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama në një kohë kur në Kuvend po diskutohet mbi ligjin e plehrave ka reaguar nëpërmjet rrjetit social “tuiter”. Kreu i opozitës shprehet qeveria tradhton kombin me miratimin e këtij ligji.
“Të thuash dua plehra nga jashtë është tradhtia më e madhe kombëtare në kushtet kur vendi ka 1 milion ton plehra rrugëve…”, shkruan Rama.
Gjithashtu, kreu i PS-së reagoi edhe për fjalimin e Berishës në Kuvend duke thënë: “Të njëjtin fjalim ka mbajtur edhe kryeministri i Somalisë kur e mori në qafë vendin e vet duke e bërë kosh plehrash”.