e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Rama: Stadiumi 'Loro Borici' me i bukuri ne rajon

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Rama: Stadiumi 'Loro Borici' me i bukuri ne rajon

Teksa  na ndajnë vetëm pak muaj nga ndeshja eliminatore mes Shqipërisë dhe Serbisë, që do të zhvillohet në stadiumin e Shkodrës, vazhdon puna me intensitet të lartë për të përfunduar punimet brenda afatit.

Kryeministri Edi Rama përmes një statusi në Facebook shprehet se stadiumi “Loro Boriçi do të jetë më i bukuri në rajon.

“Kantieri i stadiumit të ri të Shkodrës sot. Do të jetë stadiumi më i bukur në rajon pa asnjë dyshim”, shkruan shefi i qeverisë shqiptare, teksa poston foto nga punimet.

Kapaciteti i stadiumit të ri do të shkojë në rreth 17 mijë vende dhe rikonstruksioni do të kushtojë 15 milionë euro, pasi do të shtohen 5112 vende për tifozët. Në stadiumin e ri “Loro Boriçi”, përveç pistës së atletikës, do të ketë dhe ambiente stërvitjeje edhe për sportet e tjera.