e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Rama-Meta: Dyfishoni voten. Garant per mbrojtjen e cdo vote, presim 80 mandate

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Rama-Meta: Dyfishoni voten. Garant per mbrojtjen e cdo vote, presim 80 mandate
Kreu i PS-se, Edi Rama dhe kreu i LSI-se, Ilir Meta ne nje konference per shtyp 48 ore para zgjedhjeve kane vleresuar fushaten e zhvilluar dhe koalicionin, si me te madhin e me te fortin qe ka zbritur ndonjehere ne fushaten elektorale dhe i kane bere apel qytetareve te blindojne voten e tyre.

Ne fjalen e tij para medias, kreu i PS-se, Edi Rama i beri thirrje votuesve te marrin me vete edhe nje tjeter ne kutine e votimit per te dyfishuar voten.  “As edhe një gjë nuk ka mbaruar të gjithë atyre që na kanë mbështetur gjithandej, 48 orët më të rëndësishme që do vendosin jo kush do qeverisë, por cfarë atdheu do të kemi për një gjeneratë., në këto orë për fatet e vendit tonë, si ne, si cdo zgjedhës, qytetrarët, deputetët, kemi një detyrë ta dyfishojmë votën që kemi në dorë, duke marrë përdore  në qendrën e votimit një zgjedhës që nuk ka votuar apo ka votuar për kundërshtarët. Cdo votë duhet mbrojtur dhe mbrojtja më e sigurtë është dyfishimi i votës, në radhët e të lëkundurve përreth. Secili ta bëjë sy më sy, me telefon, përmes rrjeteve sociale, ta gjejë votën rreth vetes për të mbrojtur votën e tij”- tha Rama.

Rama i ka bere thirrje edhe pjesëtarëve të skuadrës per Rilindje, duke thene se aleanca ka detyrimin madhor të garantoj paprekshmërinë e cdo vote.

“Vota e cdo aleati dhe cdo subjekti në garë, të numërohet në respekt të cdo zgjedhësi, asnjë votë e partive të vogla të mos humbasë e të tjetërsohet në numërim. Aleatët tanë, kanë të drejtën të mbrohen prej nesh dhe ne do e respektojmë deri në fund këtë të drejtë. Së bashku me LSI ne përfaqësojmë opozitën në komisione dhe grupe numërim”- tha ai.

Meta: Berisha te garantoje zgjedhje te lira. Te dielen vendi ndahet nga qeveria e Berishes 

Kreu i LSI-se, Ilir Meta duke vleresuar aleancen qe do te coje vendin drejt fitores ka theksuar se kjo aleance eshte e forte dhe e qendrueshme. “Cilido të jetë rezultati jemi në një aleancë para e paszgjedhore, edhe pse fitorja është në duart tona nuk e lëmë të na ikë nga dora, por do të jetë një fitore për gjithë vendin”- tha Meta, duke shtuar se do te kete edhe zgjerim te metejshem te tij pas zgjedhjeve.

Sipas tij, shqiptaret duhet te votojne masivisht, te lire e te qete. “Aleanca do te jete edhe me e gjere se kete e garanton fryma e tolerances dhe gjithperfshirjes, do te thote nje mentalitet i ri i qeverisjes ne vend dhe i raportit me qytetarin, shoqerine civile, grupet e interesit, shume me gjere se ceshtje partish”- tha Meta.