Kosove, 28 Nentori te behet feste zyrtare
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Disa nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, të pozitës dhe të opozitës, kanë kërkuar që 28 Nëntori, Dita e Flamurit, të futet si festë zyrtare në Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës. Ata kanë vlerësuar se është e padrejtë që kjo datë të mos jetë festë zyrtare në Kosovë, kur festohet nga të gjithë shqiptarët.
Deputeti i PDK-së, Behar Selimi, shprehet se, zyrtarizimi i 28 Nëntorit mund të bëhet me pak vullnet politik. Por deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje!, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se qeveri e Thaçit ka hequr dorë prej kohësh nga të gjitha vlerat kombëtare prandaj, sipas saj, ekzekutivi ka hequr dorë edhe nga të gjitha festat kombëtare.