e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Rama: Forca kriminale kane mbeshtetjen e Policise

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Rama: Forca kriminale kane mbeshtetjen e Policise

Kryesocialisti Edi Rama hodhi akuzën e parë për sot pas ngjarjes së Laçit, kur një simpatizant i LSI u ekzekutua pranë një qendre zgjedhore. “Policia e shtetit nuk është në krye të detyrës. Forca kriminale me mbështetjen e policisë së shtetit janë hedhur në një operacion në orët e para të mëngjesit. Ne jemi këtu për të apeluar pjesëmarrje, pjesëmarrje, pjesëmarrje”, tha Rama. “I them drejtorit të përgjithshëm të policisë të ndahet përfundimisht nga ky flirt i patolerueshëm me forcat kriminale,” shtoi Rama.  “Në të gjithë zonën e verit ka një përpjekje të tillë sepse ata e kanë kuptuar se edhe veriu po voton ndryshimin,” tha Rama.