e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Meta: Zevendesdrejtori i policise se shtetit mbeshtet kriminelet e PD

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Meta: Zevendesdrejtori i policise se shtetit mbeshtet kriminelet e PD

Meta raportoi se mbështetësit e tij në zonën e Laçit janë “sulmuar nga banditë të Partisë Demokratike.” Fola me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Z. Hysni Burgaj dhe e njoha me këto ngjarje dhe i kërkova që policia jo vetëm të distancohet, por edhe të marrë masa për të shmangur një gjakderdhje. Aktualisht që po flasim ka presion në Laç e Mamurras”, tha Meta. “Me bandit e me gjak, Berisha nuk qëndron dot,” shtoi kreu i Lëvizjes Socialiste për Intergrim. “Kriminelët nuk i mbron dot as Saliu, as Flamuri dhe as Kuliçi,” shtoi ai.

Dy liderët kryesorë të së majtës, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, dhe ai i  Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, që nga Laçi ku udhëtuan me urgjencë menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm ku mbeti i vrarë një përkrahës i  LSI dhe u plagosën dy persona të tjerë, përmes një deklarate për mediat akuzuan policinë e shtetit se nuk po kryen detyrën dhe se në këtë mënyrë po bashkëpunon me krimin. Ata u bënë thirrje qytetarëve që të mos tremben, por të marrin pjesë masivisht në votime, duke deklaruar se Berisha nuk e mban dot akoma me gjak pushtetin.

“Policia e Shtetit nuk është në krye të detyrës. Forcat kriminale, me mbështetjen e Policisë së Shtetit janë hedhur në një operacion në orët e para të mëngjesit. Ne jemi këtu për të apeluar pjesëmarrje në votime. Nuk ka asgjë që ndryshon fatin e këtyre zgjedhjeve. Ne jemi të vendosur dhe organizuar për të mbrojtur çdo votë. Këto janë përpjekje për të larguar dhe trembur votuesit dhe për të diktuar një vullnet që është krejtësisht minoritar. U lutem qytetarëve që të dalin familjarisht në votim. Nuk ka kriminel që e pengon popullin të vendosë.

I them drejtorit të Përgjithshëm të Policisë që të ndahet nga ky flirt me forcat kriminale dhe ta bërë policinë në shërbim të qytetarëve”, tha Rama.

Ndërkohë, kryetari i LSI, Meta ka kërkuar nga krerët e policisë së shtetit që të marrin në dorë situatën, ndërsa ka deklaruar se Berisha e di mirë se nuk është më kryeministër i Shqipërisë dhe se nuk mund të qëndrojë në pushtet me banditë dhe gjak.

“Sali Berisha e di mirë se nuk është më kryeministër i Shqipërisë. Ai me banditë dhe me gjak nuk qëndron në pushtet. Kriminelët nuk i mbron dot as Berisha, as Flamuri, as Kuliçi. Njerëzit të dalin të votojnë. Fitorja do jetë plebishitare”, tha Meta.